Kafeneja e vaksinimit, aty ku klientët mund të marrin dozën anti-COVID duke u argëtuar
Me një ambient ndryshe dhe me çmime të ulëta, një kafene në Sofje të Bullgarisë është kthyer në qendër vaksinimi.
Kjo bën që shumë njerëz të zgjedhin të vaksinohen aty dhe në të njëjtën kohë të kalojnë kohë me miqtë në këtë sezon festash.
“Është një ide e shkëlqyer. Është diçka e rehatshme dhe ofron kënaqësi. Mjekët dhe infermieret janë të mirë. Ndaj po, do ta rekomandoja. Këtu ndihesh shumë më mirë se në një çadër plastike përpara një spitali”, thotë një qytetar.
Bëhet fjalë për një nismë për të ndihmuar institucionet në fushatën e tyre për të vaksinuar qytetarët.
“Bullgaria ka nevojë të dëshpëruar për një fushatë vaksinimi. Prandaj ne po përpiqemi t’i bëjmë vaksinat këtu, për të ndihmuar. Kjo, pasi deri tani procesi nuk ka qenë i mirëorganizuar nga institucionet shtetërore. Kjo është hera e parë që e gjithë bota përballet me të njëjtin problem. Duhet të përballemi me të njëjtat rrethana”, shprehet Ivan Landzhev, drejtor artistik.
Në një ambient të sigurt, larg spitaleve të tejmbushura, edhe babagjyshi i Krishtlindjes nuk mund të mungonte. Edhe ai iu nënshtrua vaksinës, duke premtuar se kështu do të mund të shpërndajë dhuratat më i sigurt.
“Është interesante sepse në shumicën e rasteve njerëzit vijnë edhe për argëtim. Që do të thotë se mund të argëtohen teksa vaksinohen. Mendoj se është pozitive që njerëzit të mund të bëjnë qejf teksa marrin vaksinën, pasi pak argëtim i lumturon ata”, thotë Svilen Donev, mjek.
Edhe pse vetëm 27% e popullsisë së Bullgarisë është e vaksinuar dhe mosbesimi tek vaksinat është i lartë, të gjithë shpresojnë për një fundjavë festive më të sigurt.
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut