Restaurohet shtëpia e piktorit Vangjush Mio, mund të vizitohet nga turistët

26 Dhjetor 2021 | 13:48

Krishtlindjet këtë vit kanë trokitur edhe në shtëpinë e piktorit të madh korçar Vangjush Mio.

E kyçur pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti, shtëpia muze që daton që në vitin 1840, u rihap për të sjellë pranë turistëve, një numër të madh punimesh të piktorit të famshëm korçar, pse jo edhe vlerat arkitekturore dhe etnografike në zemër të qytetit juglindor.

“I shtohet një tjetër xhevahir në zemrën e qendrës historike në qytetin e Korçës. Është zgjedhur rifreskimi i gjithë kësaj brendie, e cila përfaqëson jo vetëm vlerat të koleksionit që ajo mbart në mënyrë prestigjioze tashmë, por ka dhe vlera të etnografisë dhe arkitekturës, të një banesë karakteristike korçare”, u shpreh Gjergji Koki.

Pjesë e ekspozitës janë punimet nudo të piktorit të cilat janë lënë në harresë gjatë diktaturës dhe janë të paekspozuara më parë për publikun.

“Ndërkohë është zgjedhur që Vangjush Mios ti ekspozojmë një pjesë të punëve të cilat janë lënë në harresë jo pa qëllim nga regjimi i kaluar. Punë që ekspozohen gati për herë të parë”, tha mw tej z.Koki.

Vajza e piktorit Rozeta Mio kujton momentet kur babai i saj pikturonte dhe shprehet tepër e emocionuar pas restaurimit të muzeut.

“Shtëpia qe dëmtuar nga tërmeti, qe mos më keq, edhe them të drejtën e braktisëm sepse ra dhe pandemia, kurse tashmë është kthyer në mrekulli. Ai punonte natyrën kurse punë të tjera ai bënte në studio. Unë e ndiqja gjithmonë e kisha idhull”, u shpreh vajza e piktorit.

Në ekspozitë janë të renditur edhe peizazhe nga qytetet të ndryshme të Shqipërisë, çka sjellë kërshëri dhe emocion për turistët që e vizitojnë shtëpinë-muze të piktorit të cilësuar si: Babai i peizazhit modern shqiptar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026