Krishtlindjet në kopshtin zoologjik, kafshët në Pragë i gëzohen dhuratave të sjella nga banorët
Te apasionuarit mbas kafshëve në kryeqytetin e Çekisë, në Pragë kanë zakon që t’i sjellin kafshëve të kopshtit zoologjik disa dhurata të këndshme për Krishtlindje.
Qindra kilogramë perime, fruta, bukë apo dhe gjëra të tjera u grumbulluan në Kopshtin Zoologjik të Pragës gjatë Krishtlindjeve. Kafshëdashësit nuk harruan banorët e këtij kompleksi, të cilët gjatë këtyre dy viteve kanë vuajtur mungesën e vëmendjes së njerëzve pas mbylljes së kopshtit për shkak të masave kufizuese anti-COVID.
Elefantët, gjirafat dhe gorillat janë duke iu gëzuar pemëve të pa përdorura dhe të freskëta të krishtlindjes, si ushqim dhe si lojë, më pas disa lakra si pjatë kryesore dhe disa banane dhe mollë.
Këto menu të veçanta konsumohen gjatë orareve të programuara të ushqimit për të argëtuar, por edhe për të edukuar vizitoret. Krishtlindjet janë vërtet magjike në këtë vend.
“Mbledhja e ushqimeve gjatë vigjiljes së Krishtlindjeve u kthye në traditë. Kjo ka filluar falë vizitorëve të cilët vinin këtu dhe merrnin ushqim me vete. Kjo rutinë u kthye në një pjesë integrale të periudhës së Krishtlindjes”, u shpreh Pavel Brandl, kujdestar kopshti.
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta