Erion Braçe ngre tonin dhe sulmon sipërmarrësit që punësojnë në të zezë: I trajtojnë njerëzit si skllevër
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka folur për situatën e pandemisë globale të COVID-19 në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania. Numri dy i qeverisë theksoi se kryeministri i vendit Edi Rama, nuk ka bërë asnjë gabim në lidhje me masat e ndërmarra për mbylljen e aktiviteteve tregtare apo dhe me mbylljen e shkollave. Masa të tilla theksoi Braçe kanë ndikuar në shkëputjen e zinxhirit infektiv, por dhe në frenimin e përhapjes masive të COVID-19 në popullatë.
Zoti Braçe tregoi edhe numrin e qytetarëve, të cilat kanë marrë pagën e premtuar nga qeveria shqiptare përmes dy paketave ekonomike të hartuara për të ndihmuar kapërcimin e gjendjes në të cilët ndodhet Shqipëria për shkak të pandemisë globale.
“Unë mendoj se kjo qeveri nuk ka bërë asnjë gabim në organizim në struktura. Kjo qeveri nuk ka bërë asnjë gabim në kohë dhe ka marrë të gjitha masat në kohë. Qeveria ka marrë masën e mbylljes. Mbyllëm shkolla dhe biznese, dhe nuk bëri gabim, por shkëputi zinxhirin e infeksionit. Deri tani që flasim janë 60 mijë njerëz që kanë marrë pagën nga paketa e parë, po flas për atë pagën 26 mijë lekëshe. Nga paketa e dytë kanë marrë pagën 48943 persona. Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe është paguar qindarkë për qindarkë”, tha ai.
I pyetur për akuzat e Partisë Demokratike mbi klasifikimin e disa tenderave si sekret shtetëror, numri dy në qeverinë Rama u shpreh si vijon: “Nuk janë sekret fare. Janë kontrata që janë miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe vendimet e Këshillit të Ministrave janë publike. Nuk ka asgjë sekrete në këtë histori”, shtoi ai.
Me tone të ashpra, z. Braçe ka sulmuar ashpër një pjesë të sipërmarrësve, të cilët sipas tij kanë abuzuar dhe i kanë trajtuar njerëzit si të ishin skllevër, pa kontratë dhe pa sigurime shoqërore dhe shëndetësore.
“Një pjesë të gjërave i ndamë pak më sipër. Në gjithë këtë situatë duhet të jemi bashkë dhe nuk mund të jemi të ndarë, po nuk ishim bashkë dhe po çedoi një hallkë në këtë zinxhir, gjërat nuk do shkonin aq mirë sa duhet. Ajo që më bën të më vijë turp është puna në kushte skllavërie. Është e tmerrshme që njerëzit punojnë si skllevër dhe në një moment si ky lihen pa rroga. Siguria shëndetësore është një tjetër problem që kërkon reflektim të thellë.Pas daljes nga kjo pandemi, ajo që do dalë në dritë është pabarazia. Nga gjithë kjo situata unë kuptoj një gjë: Ajo që ka rëndësi, është krijimi i një shteti të fortë dhe i mbështetur në ligj. Kjo kërkon vendosjen mbi baza kontraktuale midis shtetit dhe qytetarit, midis sipërmarrësit edhe punëtorit. Në këtë situatë, një gjë nuk e kam kuptuar kurrë: Pse sipërmarrësit tanë e kanë më të lehtë të trokasin në derën e qeverisë se sa të respektojnë Kodin e Punës?”, u shpreh Braçe.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm