“Djali që infektoi prindërit”, kunati: Askush nuk e di të vërtetën
Rasti i tre të infektuarve në Mirditë është përdorur nga autoritet për këshilluar qytetarët për rrezikun që u kanoset nga COVID-19. Bëhet fjalë për dy të moshuar dhe djalin e tyre, historia e të cilëve është përmendur disa herë nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Por, kunati i të riut jep një tjetër version të ngjarjes pas stigmatizimit që i është bërë publikisht. Gjon Caka, i cili jeton në SHBA, thotë se, djali jeton në Tiranë dhe ka shkuar për t’u ardhur në ndihmë prindërve duke u dërguar ushqime dhe rregulluar çatinë e shtëpisë.
Pasi ka punuar tre ditë në Mirditë dhe është kthyer në Tiranë, dy ditë më pas ka shfaqur simptomat e para. I riu pavarësisht se i ka telefonuar për disa ditë numrit të emergjencës kombëtare, 127, askush nuk është interesuar për t’i kryer testin.
Është dashur ndërhyrja e z. Caka dhe bërja publike e rastit nga ana e tij që autoritetet të ndërhyrjen për t’i kryer testimin. Pasi djali ka rezultuar pozitiv janë testuar dhe dy prindërit e tij, të cilët gjithashtu dolën pozitivë.
“Jam i indinjuar me reagimet e qeveritarëve, që thonë djali infektoi prindërit. Askush nuk e di cili ka qenë i infektuar i pari. Theu karantinë sepse nuk kishte rrugë tjetër. Nuk dihet kush e ka pasur virusin, ndoshta e kanë prindërit.
“Izolimi total që ka vendosur qeveria është i gabuar. Nëse bën karantinë totale duhet të garantosh të paktën ushqimet për të moshuarit. Ata kishin nevojë imediate. Tjegullat e shtëpisë u ishin prishura. Gjithashtu humbëm lidhjet me ta. Janë në moshë të vjetër, 83-vjeçarë”, tregon z. Caka.
Ai thotë se dy të moshuarit deri tani e kanë përballuar mjaft mirë virusin pasi gjendja e tyre nuk paraqitet e keqe. Gjithashtu edhe për kunatin thotë se ka përmirësime të ndjeshme dhe po kurohet në shtëpi.
“Shqetësimi im është për urgjencën numri 127, që për mua nuk funksionon normalisht. Menjëherë pasi është kthyer nga fshati ka shfaqur simptomat e para. I ka telefonuar 127 çdo ditë disa herë, por nuk kanë shkuar për t’i bërë testin. Vetëm kur më mori në telefon dhe pashë që zërin e kishte shumë keq u shqetësova. Atëherë u desh ndërhyrja ime përmes disa miqve që të njoftohej urgjenca dhe të shkonin t’i bënin testin. Pasi u bë alarmante u detyruan që bënin testin”, deklaroi z. Caka.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm