PD i kërkon KLSH të hetojë 17 tenderët e qeverisë, Alibeaj: Duam vetëm të dimë ku shkojnë paratë e shqiptarëve

28 Prill 2020 | 09:06

Përmes një letre dërguar Kontrollit te  Lartë të Shtetit, Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht të hetoje abuzimet me tenderët e disa ministrive, shumica prej të cilëve të klasifikuar sekret nga qeveria. Nëpërmjet një kërkese zyrtare, opozita shpreh shqetësimin se përmes këtyre procedurave jotransparente, paratë e shqiptarëve janë përdorur në mënyrë abuzive dhe korruptive.

Në një lidhje ‘live’ me Euronews Albania, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se PD po kërkon transparencë për paratë e shqiptarëve në një kohë që qeveria sipas tij, ashtu siç nuk ka ndodhur më parë, po mban sekretë tenderët.

Ai risolli në vëmendje tenderin e ushqimeve me vlerë 1,5 mln euro, që sipas tij iu dha një shtetasi maqedonas që merret me shitje kompjuterësh, tender për të cilin PD ka dorëzuar një kallëzim në SPAK.

“Vjedhje ka pasur edhe me parë kjo qeveri, por të paktën tenderët ishin publikë nuk mbaheshin të fshehtë. Ka ndodhur që vetëm në këtë situatë pandemie që edhe tenderët u bënë sekretë. Kemi kaq kohë që kërkojmë transparencë dhe kemi marrë zero informacion, ndaj iu drejtuam KLSH, jemi optimistë.

 Është thjesht një kërkesë për transparencë. Ka tre javë që kemi dorëzuar kallëzim në SPAK për tenderin 1,5 mln euro të ushqimeve, e fituar nga një kompani maqedonase që shet kompjuterë. Paratë e shqiptarëve duhet të dihet ku shkojnë.

Rama ka zëvendësuar ligjin e prokurimit, ka ndryshuar rregullat më 26 shkurt, kur ende nuk ishte vendosur gjendja e fatkeqësisë natyrore, vetëm për të vjedhur. Çështja zgjidhte vetëm duke nxjerrë kontratat me fituesit, aty ku është përcaktuar çdo gjë, çmimi, fituesi, komisioni, oferta që është zgjedhur. Për secilin nga 17 tenderët i duhen disa sekonda për t’i bërë transparente”, tha ish-deputeti demokrat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026