Shqiptarët, optimistë për të ardhmen

6 Janar 2022 | 21:40

42% e shqiptarëve janë optimist për të ardhmen. ¼-ta janë pesimistë dhe 32% nuk e shohin të ardhmen as me optimizëm dhe as me pesimizëm.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, lidhur me si e vlerësojnë shqiptarët vitin që lamë pas dhe pritshmërinë e tyre për të ardhmen.

Të ndarë sipas partisë që votuan në zgjedhjet e fundit, rezulton se nuk ka thuajse fare socialistë që janë pesimistë për të ardhmen (3,7%). Edhe më optimistët mes shqiptarëve, janë sërish votuesit e Partisë Socialiste (68,5%).

Votuesit demokratë u shprehën më së shumti pesimistë (41%). Një e treta  e tyre (36%) nuk është as optimiste dhe as pesimiste për të ardhmen dhe pak më shumë se një e pesta e votuesve të PD (22%) e shohin të ardhmen me optimizëm.

Rezultatet janë të anketës së zhvilluar për Barometrin e Euronews Albania – nga kompania MRB dhe DataCentrum – në datat 20 – 30 nëntor 2021 me 1000 intervista ballë për ballë në familje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025