Kosova regjistron 236 raste me COVID-19, paralajmërohet përkeqësim i situatës
Kosova ka regjistruar 236 raste të reja me coronavirus pas testimit të 8,460 mostrave, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në raportin për 24 orët paraprake bëhet e ditur se janë shëruar edhe tetë pacientë dhe janë 1,780 raste aktive.
Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se kanë administruar edhe 904 doza kundër sëmundjes COVID-19 gjatë këtyre 24 orëve.
Që prej fillimit të procesit të imunizimit, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 790,175 persona.
Në Kosovë, të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund të marrin dozën përforcuese apo dozën e tretë.
Të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) paralajmëroi se në Kosovë mund të përkeqësohet situata epidemiologjike, për shkak të përhapjes së variantit Omicron.
IKSHPK-ja bëri thirrje që të mos ketë grumbullime të qytetarëve.
“Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19”, është thënë në një postim të këtij Instituti në rrjetin social, Facebook.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës