Shqipëria pa cirk kombëtar, artistët paralajmërojnë protesta

10 Janar 2022 | 16:13

Viti i ri barti probleme të vjetra. Një cirk kombëtar që ekzistonte, tashmë nuk është më dhe artistët janë “pa strehë” që nga tetori i vitit të kaluar.

Fëmijët kanë ngelur pa cirk dhe artistët pa skenë për të dhënë shfaqje artistike.

“Le të themi të drejtën që nga tetori deri më sot kushtet tona nuk ka ndryshuar në aspektin fizik”, thotë një artist.

Ministria e Kulturës, pas prishjes së çadrës së cirkut, premtoi se do gjente një hapësirë tjetër, por deri tani kjo nuk ka ndodhur.

“Ne do vazhdojmë të identifikojmë dhe hapësira të tjera si në shkolla dhe në hapësira publike ku cirku të vazhdojë perfromancën”, kishte thënë në muajin tetor ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Artistët thonë se ndjenjë keqardhje për situatën e krijuar.

“Erdha një ditë të shtune, fëmijët më pyetën, ka shfaqje? Më erdhi keq për fëmijët që vijnë të shohin shfaqje. Sa keq si nuk do shohim cirk, thanë. Unë e përjetoj shumë këtë gjë”, thotë një artiste.

Ishte premtuar që për ngritjen e çadrës së re, deri në fund të vitit 2021, do të gjendej trualli, edhe ky një premtim i pa mbajtur.

“Jemi në kuadrin e premtimeve se asgjë nuk është akoma konkrete. Presim që të vijë një titullari i ri që t’i japi drejtim gjërave por gjithashtu edhe Ministria e Kulturës duhet të japi më ritëm procedurave administrative, sepse nuk është thjesht çështje e proceduarve burokracie, as juridike. I dërguam letër Bashkisë po nuk na ka ardhur akoma përgjigje”, thotë një tjetër artist.

Nëse premtimet për krijimin e një cirku të ri nuk realizohen gjatë këtij muaji, artistët paralajmërojnë protesta.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026