Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria do të kalojë në recesion në 2020-n
Pas Fondit Monetar Ndërkombëtare, edhe Bankës Botërore ka një parashikim të zymtë për ecurinë e ekonomisë shqiptare. Në raportin për Ballkanin Perëndimor theksohet se, sipas parashikimeve të skenarit bazë, Shqipëria do të kalojë në recesion në vitin 2020 dhe kosto e pasoja të COVID-19 do të tkurrin Prodhimin e Brendshëm Bruto me 5 për qind. Por sipas skenarit negativ, Shqipëria duhet të përballet me një recesion më të ashpër ku rritja e ekonomike bie me 6.9 për qind.
Në krahasim me skenarin bazë, perspektivat e rritjes afatmesme do të zbeheshin, me rritje të papunësisë dhe përkeqësim të shëndetit financiar të bizneseve. Në tabelën krahasuese me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria paraqet ndjeshmëri të lartë të kategorisë së të vetëpunësuarve. Ata përbëjnë 34.7 për qind të të gjithë të punësuarve. Po ashtu, përmenden edhe të punësuarit informal që përbëjnë 61 për qind të masës së goditur nga kriza.
Sipas raportit, efektet negative shtohen me humbjen e të ardhurave nga puna të punëtorëve, veçanërisht në turizëm dhe hoteleri, prodhim dhe tregti. Për shkak të situatës në Itali pritet të goditet sektori i fasonerisë. Industria nxjerrëse ne vendin tone do të pësojë gjithashtu goditje të fortë nga një rënie e kërkesës globale dhe rënia e vazhdueshme e çmimeve të naftës.
Ndërkaq, borxhi publik parashikohet të rritet në 75.8 për qind. Sa kohë duhet për rimëkëmbjen? “Magnituda e recesionit varet nga kohëzgjatja e pandemisë në Europë” – thotë Linda Van Gelder, Drejtore për Ballkanin Perëndimor pranë Bankës Botërore.
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta