Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Që nga fillimi i vitit, Euro është zhvlerësuar me 1.5%, ndërsa me bazë vjetore rënia e monedhës europiane ka arritur afërsisht në nivelin 3%.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, me hyrjen në sezonin veror është e pritshme që presionet mbi Euron të forcohen, për shkak të rritjes së prurjeve valutore të lidhura me turizmin. Gjasat janë që tendenca në rënie të vijojë, edhe pse Banka Qendrore po ndërhyn rregullisht për ta frenuar ritmin e zhvlerësimit të Euros.
Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar Banka Qendrore bleu mbi 1 miliard euro për rritjen e rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë u rrit me 10% krahasuar me një vit më parë. Gjithsej, në periudhën 2024-2025 Banka Qendrore ka blerë afërsisht dy miliardë euro në tregun valutor, blerje që vetëm sa e kanë ngadalësuar rënien e monedhës europiane.
Deri tani, as rritja e inflacionit të produkteve të importit, kryesisht e karburanteve, nuk duket se po jep ndonjë ndikim në rritjen e kërkesës për valutë dhe në frenimin e presioneve zhvlerësuese mbi Euron.
Kjo dëshmon se flukset hyrëse të valutës në ekonominë shqiptare ngelen të larta. Ato lidhen kryesisht me turizmin, investimet e huaja në prona, përveçse me prurjet informale, që ngelen një faktor me peshë në perceptimin publik, pavarësisht se pesha reale e tyre nuk mund të matet.
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë