Australia barazon shifrën rekorde për ditën më të nxehtë

13 Janar 2022 | 22:49

Australia ka raportuar se temperatura në brigjet e vendit ka arritur në 50.7 gradë Celsius, duke barazuar rekordin e vitit 1962.

Kjo temperaturë e lartë është raportuar në Onslou të Australisë Perëndimore, derisa ajo e viteve më parë ishte regjistruar në jug të Australisë.

Onslou dhe rajonet përreth, mund të regjistrojnë temperatura rekorde sërish, pasi moti pritet të jetë edhe më i nxehtë të premten.

Këto temperatura janë regjistruar pasi Australia Perëndimore është përballur me zjarre të mëdha muajin e kaluar.

Si pasojë e tyre, janë djegur mbi 6,000 hektarë tokë dhe shumë persona janë evakuuar.

Përveç Onslout, edhe qytezat tjera si, Mardi dhe Robërn, kanë regjistruar temperatura mbi 50 gradë Celsius të enjten.

Valët e nxehtësisë janë duke u bërë secilën herë e më ekstreme, për shkak të ndryshimeve klimatike, të nxitura nga njeriu.

Bota veçse është ngrohur për 1.2 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale dhe temperaturat pritet të rriten, përveç nëse qeveritë nëpër botë marrin masa për të kufizuar emetimet e karbonit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026