Vila Aurora në Romë del në ankand me vlerën 500 milionë euro

17 Janar 2022 | 12:38

Villa Aurora në Romë, një ndërtesë me 11 dhoma gjumi, 10 banja dhe një mural tavani pikturuar nga mjeshtri italian Caravaggio do të jetë në shitje nga 18 janari me shifrën fillestare prej gati 500 milionë euro.

Ndërtesa del në shitje për shkak të një mosmarrëveshjeje të gjatë trashëgimie pas vdekjes në vitin 2018 të pronarit të saj, Princit Nicolo Boncompagni Ludovisi.

Caravaggio ishte rreth 20 vjeç në vitin 1597  kur pikturoi tavanin 2,75 metra të gjerë, piktura “Jupiteri, Neptuni dhe Plutoni” ndodhen në një dhome të vogël në katin e parë të vilës.

Vepra e artit, e mbuluar më parë – ndoshta sepse konsiderohej blasfemuese  u ri-zbulua  në vitin 1968.

Villa Aurora, u ndërtua fillimisht si një shtëpizë gjuetie dhe u ble nga kardinali Ludovico Ludovisi në 1621.

Ajo mbrohet  sipas ligjeve italiane të trashëgimisë kulturore dhe shteti do të ketë mundësinë të blejë pronën me të njëjtin çmim.

Princesha, e cila ka kryer turne në vilë për turistët gjatë dekadës së fundit, ka marrë përsipër menaxhimin e ndërtesës që nga vdekja e bashkëshortit . Ajo shpresoi  se vila do të bëhej muze .

Princesha është shprehur se bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, dikur kishte qenë i interesuar për të blerë pronën, si dhe një Emir i Katarit.

Përveç kryeveprës së Caravaggio dhe një statuje të Panit që i atribuohet Michelangelo-s, gjashtë katet e vilës janë të mbushura me vepra arti, statuja dhe skulptura mahnitëse, duke përfshirë një bust të Cezar Augustit që daton në vitin 2 pas Krishtit, dhe afreske të shumta nga baroku italian i shekullit të 17-të.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026