Kufizimet dhe të drejtat e njeriut, aktivistët e shoqërisë civile thirrje qeverisë të lirojë masat shtrënguese
Masat apo lehtësirat e propozuara nga qeveria shqiptare janë pritur me rezerva nga vetë qytetarët. Mbrëmjen e sotme, si shumë tema të tjera, emisioni “Ilva Now” zhvilloi një bisedë me dy aktivistë të shoqërisë civile të cilët shprehën pikëpamjet e tyre në lidhje me masat e aplikuara deri tani për pengimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19.
Pedagogu dhe aktivisti i shoqërisë civile, Erion Kristo i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të lejojë lirinë e njerëzve, dhe qytetarët të përfitojnë nga kjo “dhuratë” duke respektuar protokollet e rrepta të distancimit fizik. Ai nuk kurse kritikat për abuzimet që i janë bërë natyrës shqiptare në këto vite. Sipas tij, shqiptarët në këtë kohë pandemie kanë nevojë të shtuar të krijojnë një aleancë të fortë me vetë natyrën.
“Unë shpresoj të dal të dielën. Unë jam pro karantinës, por kundër karabinës. Ideja ime është shumë e thjeshtë, sepse ne kërkuam se brenda masave të marra të kishte më shumë logjikë, ndërsa kryeministri ka reflektuar. Të moshuarit do të dalin edhe të shtunën edhe të dielën. Unë jam pro masave, pro jam për ta përdorur të gjithë arsenalin që kemi në dispozicion. Do të kalojmë tek një situatë ku ka më shumë qartësi. Unë do të doja të thërrisnim në aleancë natyrën. Ne kemi bllokuar me policë dhe ushtarë natyrën, kemi bllokuar detin, liqenin dhe kemi bllokuar edhe diellin. Unë shpresoj tek kjo hapja e dytë. I përshëndes masat e fundit të kryeministrit. Ai (kryeministri) ta kthejë të drejtën për liri. Unë jam pro distancimit fizik dhe pro protokolleve të rrepta. Duhet të jemi të vetëdijshëm edhe ne, qeveria dhe mediat. Të gjithë duhet të jemi së bashku në këtë situatë”, tha ai.
Aktivistja e shoqërisë civile, Delina Fico u shpreh se pandemia ka shkelur edhe të drejtat e njeriut, për shkak të mbylljes në banesë. Ajo tha në “Ilva Now” se gjatë kësaj periudhe janë shkelur dy të drejta të njeriut, siç është ajo e lirisë për të lëvizur dhe e drejta për t’u mbledhur. Aktivistja Fico u shpreh besimplotë se me kalimin e ditëve masat shtrënguese do të lehtësohen dhe njerëzit do ta “rifitojnë” lirinë e munguar.
“Po, me thënë të drejtën është një kohë e jashtëzakonshme, e cila dhe padiskutim ka cenuar disa të drejta themelore të njerëzve, si të drejtën për të lëvizur lirisht dhe të drejtën për t’u mbledhur. Kjo ka qenë e vetmja mënyrë për të parandaluar këtë pandemi, e cila është një pandemi me shumë të panjohura, por unë po shpresoj se gjërat do të relaksohen edhe disa aspekte të këtij kufizimi do të relaksohen. Megjithatë për fat të keq nuk do ta fitojmë të drejtën 100% për mbledhje. Deri kur të ketë një vaksinë, do të jetë shumë e vështirë që të lejohen mbledhjet dhe takimet me më shumë se 50 veta. Unë nuk jam në gjendje ta gjykoj se nuk jam specialiste. Gjendjet e fatkeqësisë natyrore, si tërmeti dhe tani pandemia, ne duhet të dëgjojmë specialistët dhe këshillat e tyre. Ne do të jetojmë gjatë në distancë deri sa të shpiket vaksina”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta