Avdullah Hoti pas dekretimit nga Thaçi: Asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cenohet
Mandatari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, ka deklaruar se legjitimiteti i institucioneve të Kosovës, përmes votimit të Qeverisë së re, do të ndodhë në mënyrë demokratike përmes votës së përfaqësuesve të popullit në Kuvend.
Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cenohet. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dhënë sot mandatin Avdullah Hotit që të formojë qeverinë e re.
Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar dekretin e presidentit për mandatar në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar si të jashtëligjshëm dhe antikushtetues.Kjo parti vazhdimisht ka kërkuar zgjedhje të reja pas pandemisë, por nuk iu ka përgjigjur pesë letrave të dërguara nga presidenti i vendit, në të cilat nga Lëvizja Vetëvendosje kërkohej dërgimi i emrit të mandatarit për formimin e qeverisë së re pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka votat për formimin e Qeverisë së re.
“Legjitimimi i institucioneve ekzekutive të Kosovës, përmes votimit të Qeverisë se re, do të ndodhë në mënyrë demokratike përmes votës së përfaqësuesve të popullit në Kuvend. Asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cenohet, përkundrazi, ajo do të respektohet e lartësohet”, shkruan Avdullah Hoti.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni