Debate në Kuvendin e Kosovës për rritjen e çmimit të energjisë

20 Janar 2022 | 12:52

Nis me debate seanca e Kuvendit në Kosovë për shkak të rritjes së çmimit të energjisë.

Kryeministri Albin Kurti iu kundërpërgjigj deputetëve të opozitës se nuk mund ta zgjidhë çështjen e energjisë për dhjetë muaj.

Akuzave të deputetes, Hykmete Bajrmai për mos-përmbushjen e premtimeve për uljen e çmimit të energjisë, Kurti tha se asnjëherë nuk ka dhënë një premtim të tillë.

“Unë nuk kam thënë që do të ulen çmimet e energjisë elektrike në ditën kur do të bëhem kryeministër, por në të kaluarën ka pasur tarifa nxitëse, të cilat e kanë rritur çmimin e energjisë elektrike. Nuk mund ta bëjmë për 10 muaj, çka s’keni bërë ju mirë për 20 vjet. Për besë kisha dashur, por nuk mundem”, tha Kurti.

Për këtë çështje ka pasur edhe përplasje mes deputeteve Hykmete Bajrami dhe Mimoza Kusari-Lila.

Bajrami tha se Kusari-Lila akuzohet për korrupsion sepse ka krijuar një proces monopol për furnizim e që është një ndër shkaktarë e krizës energjetike sot.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se nuk ndihet fajtore për privatizimin e KEDS-it.

Energjia elektrike në Kosovë do të kushtojë 9% më shtrenjtë. Sipas  Zyrës së Rregullatorit të Energjisë se për këtë rritje do të ketë edhe një kategorizim të konsumatorëve, në bazë të sasisë së energjisë që ata shpenzojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026