SHBA, agjencia shtetërore jep përgjigje nëse COVID-19 është bërë apo jo nga njeriu

1 Maj 2020 | 09:52

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare tha në një deklaratë për shtyp se kishte hetuar nëse virusi kishte dalë nga një laborator në Kinë, edhe pse shkencëtarët e kanë kundërshtuar, duke thënë se gjasat janë që të jetë transmetuar nga kafshët te njeriu, nëpërmjet gjuetisë apo nga tregjet e kafshëve të egra.

Përgjigjja është që nuk kanë gjetur asnjë provë që të vërtetojë që virusi të jetë bërë nga dora e njeriut.

 Nju Jork Tajms raportoi të enjten se zyra e presidentit Trump kishte nxitur agjencitë e informativit që të gjenin prova nëse virusi kishte dalë nga një laborator në Vuhan, teksa presidenti vazhdonte të fajësonte Kinën për pandeminë. Kjo ishte vazhduar më pas nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe Matthew Pottinger, një këshilltar i Trump për Sigurinë Kombëtare.

Disa analistë politikë kanë shfaqur shqetësim se këmbëngulja e madhe nga zyrtarët mund të shtrembërojë rezultatet e hetimeve që të përdoren si armë politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026