Forcat kurde shtojnë betejën kundër Shtetit Islamik në Siri

23 Janar 2022 | 16:53

Dhjetëra ushtarë dhe civilë janë vrarë në Siri pas një sulmi të egër në një qendër paraburgimi të kontrolluar nga kurdët në qytetin Hassakeh.

Më shumë se 100 militantë të Shtetit Islamik duke përdorur mitralozë dhe eksplozivë, nisën sulmin në burgun Ghwayran të enjten, ku mbaheshin shumë xhihadistë.

Një numër i të burgosurve arritën të shpëtonin kur një bombë shpërtheu pak jashtë objektit.

Një zëdhënës i Forcave Vetëmbrojtëse të udhëhequra nga kurdët tha se shumica e burgut ishte nën kontrollin e tyre të shtunën, përveç një pjese të vogël që ende mbahet nga të burgosurit rebelë.

Ai shtoi se luftimet po vazhdonin gjithashtu në lagjen e afërt Zuhour, ku ishin izoluar luftëtarët e Shtetit Islamik.

Grupi i Shtetit Islamik u mposht në Irak në 2017-ën dhe në Siri në 2019-ën, megjithëse mbetet aktiv përmes qelizave të fjetura në shumë zona.

Militantët nga grupi ekstremist ende kryejnë operacione, shpesh duke synuar forcat e sigurisë, stacionet e energjisë dhe infrastrukturën tjetër.

Sulmet kanë qenë në rritje muajt e fundit si në Siri ashtu edhe në Irak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026