Ekspozohen në Tiranë pikturat e refugjatit sirian
Përjetimet e momenteve më të vështira të jetës në vendin e tij, artisti sirian Mohammad Ramadan, i ardhur në Shqipëri 5 muaj më parë, i ka rrëfyer në një ekspozitë.
Pasi la vendin ku u lind dhe u rrit, mori një rrugë të gjatë dhe të vështirë para, shoqëruesit e tij të vetme ishin tablotë të cilat ai i mori me vete në Shqipëri.
Personazhet e tij dhe ndjesitë e tij janë shprehur në ngjyrat e ftohta të punimeve.
“Standard i dyfishte” është emri i ekspozitës, ku krijuesi, pasojat e luftës në vendin amë, ka zgjedhur ta tregojë në këtë formë: njerëz të strukur në kuti që mezi i zë, të shtrënguar fort pas njëri tjetrit, në kërkim të mbrojtjes dhe ngrohtësisë.
Pikturat tregojnë fatin e tyre të lidhur me fatin e të tjerëve.
Dualtiteti qëndron te humbja dhe te shpresa, që artistin e shoqërojnë kudo.
E veçanta e kësaj ekspozite është teknika që ka përdorur artisti i ri sirian. Me sy të lirë ne shohim tablo me ngjyra të ftohta blu në të bardhë, por me negativ njerëzit marrin ngjyrën e tyre, dhe duket sikur jeta çel sërish.
Mohammad Ramadan në vitin 2018, u diplomua në Damask në fakultetin e arteve ne departamentin e pikturës dhe fotografisë.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet






