SHBA kërkon largimin e stafit nga Ukraina

24 Janar 2022 | 09:57

SHBA ka urdhëruar të gjithë familjarët e stafit të ambasadës së saj në Ukrainë të largohen nga ky vend pas tensioneve në rritje në këtë rajon.

Departamenti i Shtetit ka dhënë gjithashtu leje për largimin e stafit jothelbësor dhe u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të konsiderojnë largimin nga ky shtet.

Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit tha se ka raporte se Rusia po planifikon një veprim ushtarak kundër Ukrainës.

Edhe pse Rusia ka mohuar pretendimet se po planifikon të pushtojë Ukrainën, raportoi BBC.

Departamenti i Shtetit paralajmëroi gjithashtu amerikanët që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe Rusi për shkak të tensionit të vazhdueshëm dhe “mundësisë për shqetësim të qytetarëve amerikanë”.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i tha agjencisë së lajmeve AFP se ambasada mbetet e hapur, por përsëriti paralajmërimet e Shtëpisë së Bardhë se një pushtim mund të vijë në “çdo kohë”.

Sipas tij, qeveria “nuk do të jetë në gjendje të evakuojë qytetarët amerikanë në një rast të tillë”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026