Kollçaku: Putin s’po luan blofin me Ukrainën, kërkon të jetë një car i ri
Kërcënimi për pushtimin e Ukrainës nga Rusia nuk është blof i radhës, por një kërcënim serioz. Kështu u shpreh ish-shefi i Shtabit të përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku në një lidhje nga Kievi për emisionin ‘Sot’. Sipas tij, në rastin e konfliktit Rusi-Ukrainë plotësohet të dyja kushtet e nevojshme që të ndodhë një sulm; kapaciteti ushtarak dhe aftësia për të vepruar.
“Janë mbi 100 mijë trupa ruse në kufirin me Ukrainën, plus dhe stërvitjet e paralajmëruara në Detin Baltik dhe Detin e Zi. Sa i përket qëllimit, e dimë që nuk është hera e parë që Putin ndërmerr veprime të tilla; pas sulmit ndaj Gjeorgjisë në 2008 dhe aneksimit të Krimesë në 2013, Putin mezi po pret të bëjë një sulm të tretë”, tha Kollçaku.
Sipas tij, pas kësaj përpjekjeje të Rusisë qëndron synimi i Putin për t’i përgjarë figurave të mëdha të historisë ruse.
“Çfarë fshihet pas kësaj e ka thënë edhe më parë në një platformë që shpalosi Putin verën e shkuar. Ai do t’i ngjasojë Pjetrit të madh të Rusisë, do të mbetet në histori si një nga figurat më të rëndësishme të historisë, si një car i ri. Bashkimi me Ukrainën është një nga objektivat strategjikë”, tha ish-shefi i shtabit.
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta