2 vdekje dhe 2,707 infektime nga COVID-19 në Kosovë

25 Janar 2022 | 17:14

Në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe 2,707 raste të reja me COVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë më 25 janar.

Rastet e reja dolën pas testimit të 11,144 mostrave. Nga kjo shifër i bie se 24.29 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë bëhet e ditur se janë shëruar edhe 556 pacientë.

Në Kosovë, aktualisht janë 21,668 raste aktive me coronavirus.

Në 24 orët paraprake, autoritetet shëndetësore kanë administruar edhe 6,492 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, të vaksinuar plotësisht, me dy doza të vaksinës janë 802,301 persona.

Në Kosovë, të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare mund të vaksinohen kundër koronavirusit.

Dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026