Sa herë mund të votohet në pyetësorin e qeverisë?

26 Janar 2022 | 12:29

Pyetësorët e qeverisë për qytetarët po shpërndahen prej disa ditësh. Plotësimi anonim bëhet nga telefoni, kompjuteri ose në një letër me postë.

Qytetarët mund të votojnë sa herë të duan në kompjuterë apo telefona të ndryshëm. Me postë vjen vetëm një fletë në shtëpi, ama në mënyrë elektronike nuk ka sesi qytetarët të ndalohen për të votuar disa herë.

Sa vend për abuzim lë diçka e tillë?

Për këtë, Euronews Albania e plotësoi pyetësorin fillimisht në kompjuter, ku zgjodhëm si përgjigje alternativën A. Në telefon zgjodhëm alternativën B, ndërsa në letër C.

Këtë mënyrë mund të zgjedhin edhe qytetarë të tjerë të cilët mund ta plotësojnë pyetësorin më shumë se një herë. Por a mund të parandalohet kjo?

 “Sistemi në të cilin hidhen të dhënat e këtij pyetësori ka disa algoritme të cilat verifikojnë mënyrën sesi pyetësori plotësohet. Kështu që do të sigurohemi që të mos kemi dublikime të pyetjeve. Numërohet si një pyetësor i vetëm, nuk numërohet si një, dy, tre, katër e kështu me radhë,” – deklaroi drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Specialisti i teknologjisë, Gerond Taçi mohon që të zbulohet plotësimi disa herë i pyetësorit.

 “Normalisht nuk mund të zbulohet pasi shkelen të drejtat e privatësisë dhe kalojmë në një fushë tjetër, por me mekanizmat aktuale browersat apo mënyrat sesi ne udhëtojmë apo eksplorojmë internetin këto vegla ne na mbrojnë identitetin,” – u shpreh ai.

Ky pyetësor do t’i kushtojë qeverisë 25 milionë lekë të cilat i shpërndahen Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje dhe INSTAT.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë. Sipas informacioneve...
21:40 | 03/06/2026