Kuvendi i Kosovës mban seancë për situatën me COVID-19

27 Janar 2022 | 10:42

Në Kuvendin e Kosovës sot mbahet seancë e jashtëzakonshme për shkak të numrit të lartë të infektimeve.

Deputetët do të debatojnë mbi menaxhimin e situatës me pandeminë e coronavirusit.

Vetëm të mërkurën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se 4 mijë e 397 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në rend të ditës do të jetë debati parlamentar për gjendjen e pandemisë me COVID-19 në Kosovë.

Një ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka raportuar para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Gjatë raportimit Latifi u shpreh se javëve të fundit Kosova u përball me një rritje të shpejt të rasteve pozitive me dominim të variantit Omicron, por theksoi se krahas kësaj rritjeje, numri i shtrimeve në spital është i ulët.

Latifi paralajmëroi edhe mbylljen shkollave në rast të përkeqësimit të situatës dhe nuk përjashtoi mundësinë e rishikimit të masave anti-COVID.

Latifi duke folur për situatën me COVID-19 u shpreh se Kosova sa i takon rasteve të vdekjeve ka më pak raste krahasuar me vendet e rajonit.

Kujtojmë se po ashtu për shkak të rritjes së rasteve pozitive, qeveria vendosi masat antiCOVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi me 22 janar. Masat do të vazhdojnë të jenë në fuqi deri më 4 shkurt.

Aktualisht në Kosovë janë 25 mijë e 458 raste aktive me COVID-19. Numri më i lartë i rasteve pozitive është në Komunën e Prishtinës.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026