Tsipras paraqet mocion mosbesimi ndaj qeverisë greke
Kreu i opozitës në Greqi, Aleksis Tsipras, paraqiti mocion mosbesimi kundër qeverisë greke, të enjten.
Kryetari i Sirizas e cilësoi qeverinë e udhëhequr nga Kyriakos Mitsotakis të rrezikshme për vendin. Ai tha se kjo qeveri është më e dobëta pas vendosjes së demokracisë në vend.
“Kam vendosur të paraqes mocion mosbesimi ndaj qeverisë më të keqe që ka drejtuar këtë vend në epokën e postdiktaturës”, tha Tsipras në parlament.
“Në mes të krizave ku gjendet vendi, pandemia, shtrenjtimi i çmimeve, menaxhimi i motit të keq, kryeministri Mitsotakis dhe qeveria e tij janë të rrezikshëm për vendin”, shtoi ai.
Arsye kryesore është bërë menaxhimi i situatës së krijuar për shkak të stuhive të dëborës javën e fundit.
Mocioni i mosbesimit pranohet vetëm nëse aprovohet nga shumica parlamentare.
Të premten do të nisë një debat treditor në Kuvendin e Greqisë për mocionin e paraqitur nga Tsipras.
Siriza akuzoi 6 ministra të qeverisë se janë sjellë “si oligarkë me situatën e reshjeve të dëborës”.
Një ditë më parë, Mitsotakis i kërkoi falje qytetarëve grekë për keqmenaxhimin e situatës së krijuar prej motit të keq.
Të hënën, si pasojë e dëborës, mijëra automjete mbetën të bllokuara në unazën kryesore të Athinës. Për shkak të të ftohtit shumë drejtues i braktisën mjetet duke u larguar në këmbë. Të njëjtën ditë, rreth 20 mijë banesa mbeten pa energji elektrike për shkak të dëborës, në të gjithë Greqinë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet