Ricklimi i mbetjeve: Strategjia kombetare dhe zbatimi, një mal në mes!

18 Korrik 2019 | 13:03

Ekspertët vënë në dukje impaktin negativ që kanë qendrat e grumbullimit të mbeturinave për qytetarët dhe në vecanti për ata që merren me grumbullimin e tyre.

Nga Klajdi Thaci, Dorina Halili dhe Eridjan

Romario, një djalë i vogël jo më shumë se 6 vjec, luan me një makinë lodër midis thasëve të plehrave, ndërkohë që babai i tij grumbullon dhe seleksionon mbeturina, kryesisht plastike. Kjo është një pikë private grumbullimi, e licensuar nga bashkia, në të cilën mblidhen mbeturina plastike dhe hekurishte. Kushtet e mbajtjes së mbeturinave duken jashtë standarteve, funksionon vetëm një makineri  që bën paketimin e materialeve.  Qendra e grumbullimit është në vend të hapur në një zonë mjaft të populluar nga komuniteti rom, i cili merret kryesisht me grumbullimin e këtyre materialeve. Por edhe bizneset dërgojnë në këtë qendër grumbullimi mbeturinat e tyre.

2 pj

Qendra e grumbullimit të mbeturinave në Bregun e Lumit në Tiranë.

“Na vijnë për kontroll nga bashkia,” thotë për Euronews Albania, Krenari, përgjegjës i qendrës së grumbullimit, duke sqaruar se kur seleksionohet një ton material, dërgohet në qendrat e riciklimit në Vorë dhe Kamëz.

Banorët janë të shqetësuar nga era e rëndë dhe frika nga sëmundjet.

“Kemi frikë për fëmijët mos na sëmuren,” thotë një banor, duke treguar me gisht motorët që vijnë dhe sjellin thasët me mbeturina.

Shefqeti, një burrë te të 60-tat, jeton duke mbledhur mbeturina në kazanët e plehrave.

“I mbledh cdo ditë dhe i coj te qendra,” thotë ai.

3
Ekspertët vënë në dukje impaktin negativ që kanë qendrat e grumbullimit të mbeturinave për qytetarët dhe në vecanti për ata që merren me grumbullimin e tyre.

“Problemi kryesor mbetet mos-plotësimi i kushteve të duhura për grumbullimin, selektimin dhe riciklimin e mbetjeve,” thotë për Euroneës eksperti i mjedisit Ahmet Mehmeti.
4

Shqipëria ka një strategji kombëtare të menaxhimit të integruar të mbetjeve, që përcakton mënyrën e hartimit, ndërtimit dhe zbatimit të landfilleve dhe incineratorëve. Megjithatë, problematike mbetet pjesa e zbatimit të rregullave të përcaktuara me ligj për ruajtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasi e shikoi në ceremoninë e Trump, Zuckerberg i bën like fotos së Lauren Sanchez

Mark Zuckerberg është përfshirë në një tjetër polemikë pasi pëlqeu një foto provokuese të Lauren Sanchez, vetëm disa orë pas bujës që bëri kur u...
08:56 | 22/01/2025

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e përshëndeti progresin e arritur nga Maqedonia

  Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) e përshëndeti progresin e arritur nga viti 2013 nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, duke i dhënë...
08:08 | 03/10/2019

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e përshëndeti progresin e arritur nga Maqedonia

  Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) e përshëndeti progresin e arritur nga viti 2013 nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, duke i dhënë...
08:08 | 03/10/2019