PDK synon shtrirjen e aktivitetit në Gjermani
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka nisur përgatitjet për shtrirjen e aktiviteteve dhe themelimin e strukturave edhe në Gjermani.
Ai ka njoftuar se ka zhvilluar takim konsultativ me veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare, intelektualë të dalluar, biznesmenë të suksesshëm, të rinj e të reja, për të bashkëbiseduar për fuqizimin dhe organizimin e PDK-së në Lörrach të Gjermanisë, raporton KosovaPress.
“Diaspora jonë është tejet e veçantë. Ajo ka pasur një rëndësi të jashtëzakonshme dhe domethënëse në të gjitha proceset historike të Kosovës. Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi është angazhuar dhe po angazhohet që diasporës t’i krijojë pjesëmarrje sa më aktive në jetën publike në Kosovë, që së bashku të kontribuojmë për ndërtimin e një të ardhme sa më të mirë për vendin tonë. Fuqizimi i PDK-së po ndodhë në të gjithë Evropën, duke qenë sa më afër diasporës, në rrugëtimin e përbashkët drejt krijimit të kushteve për kthimin e përvojës, dijes dhe kapitalit në vendlindjen e tyre”, ka shkruar Reçica në faqen e tij në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh