Mbi 10 mijë qytetarë protestojnë në Vjenë për masat

30 Janar 2022 | 09:55

Mbi 10 mijë persona protestuan në Vjenë kundër masave anti-COVID. Pati edhe incidente që detyruan policinë të përdorte spraj djegës dhe të vendoste gjoba.

Nga 5 shkurti, në Austri restorantet do të lejohen të qëndrojnë hapur deri në mesnatë, dy orë më shumë nga sa është orari aktualisht. Gjithashtu, rregullat që u ndalojnë personave të pavaksinuar të qëndrojnë jashtë dyqaneve dhe restoranteve do të shfuqizohen.

Nga 12 shkurti, provat e vaksinimit nuk do të kërkohen më për të hyrë në dyqane, sipas një urdhri të kancelarit Nehammer.

Rusia ndërkohë regjistroi mbi 100 mijë raste infektimi, për herë të parë që nga rënia e pandemisë, teksa varianti Omicron vazhdon të përhapet.

Në disa rajone të vendit autoritetet po përpiqen të rrisin vaksinimet tek fëmijët e moshave nga 12 në 17 vjeç. Autoritetet shëndetësore ruse raportuan të shtunën kuotën më të lartë të infektimeve me COVID, 113 mijë e 122 raste.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026