Çfarë pritet nga vizita Lajçak dhe Escobar në Kosovë?

31 Janar 2022 | 10:13

Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak nisin sot vizitën pesëditore në Kosovë. Nga diplomatët e lartë priten mesazhe për dialogun me Serbinë dhe Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Mesazhet kryesore të tyre për institucionet në vend pritet të jenë rifillimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të kaluara me Serbinë, përfshirë Asociacionin.

Duke komentuar vizitën, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, pret që të dërguarit e BE-së dhe SHBA-së Lajçak dhe Escobar, t’i kenë kërkesat e unifikuara ndaj palës kosovare.

“Besoj se Lajçak dhe Escobar do t’i kenë të unifikuara kërkesat sa i përket palës kosovare. SHBA-të po mundohen në një mënyrë të ri-formatizojnë dialogun, përshpejtuar me tema të caktuara. Ndoshta për t’i dhënë edhe një kornizë me afate, pasi nuk mundet të shkojë në dialog për dhjetë vite dhe të flitet për tema të njëjta. Po besoj se kërkesat do të ndërlidhen edhe me kërkesën e sekretarit Blinken, sa i përket marrëveshjes për energjinë në veri të Kosovës, të pagjeturit dhe normalisht për të gjitha vendimet të gjykatave që duhet të zbatohen nga institucionet e Kosovës”, thotë Arifi.

Për analistin politik Arton Demhasaj, pritet një presion më i madh nga dyshja për themelimin e Asociacionit së Komunave Serbe në Kosovë.

Escobar dhe Lajcak

“Mesazhet do të jenë të qarta, ato kanë me pa se cili është qëllimi politik në Kosovë për këto mesazhe. Pastaj do të priten edhe zgjedhjet në Serbi që do të mbahen në fillim të prillit, sapo të krijohen institucionet e reja në Serbi me gjasë shumë shpejt mund të ketë takime që do të mbahen me pretendimin që marrëveshja mund të afrohet”, thotë Demhasaj.

“Mesazhet do t’i jepen ndoshta edhe në mënyrë të shkruar para kryeministrit Kurti, që duhet urgjentisht të rikthehet në tavolinën e dialogut me pretendimin se shumë shpejt të arrihet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të përfundonte me njohje reciproke…Me gjasë presioni i zotëri Lajcak edhe Escobar do të lidhet me çështjen krijimit të Asociacionit dhe pastaj të ketë një marrëveshje përmbyllëse që do të përfundonte me njohje reciproke”, shton ai.

Megjithatë, pavarësisht vizitës të ndërmjetësuesve të dialogut, për profesorin Arifi, zgjedhjet në Serbi, nuk do ta përshpejetojnë dinamikën e dialogut.

“Nuk mendoj se mund të përshpejtojë (dinamikën e dialogut) të paktën para prillit. Edhe nëse mund të ketë ndonjë takim mund të jetë sa për t’i qetësuar palët. Në një mënyrë për të përcjellë një fotografi se palët kanë gjetur mirëkuptim. Do të jetë më shumë një takim sa për të treguar një paqe mes dy kombeve. Besoj se takimet më të nxehta do të bëhen pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi”, thekson Arifi.

Nga 31 janari deri më 2 shkurt, Escobar dhe Lajçak do të takohen me lidershipin politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026