Njujorkezët mbushin parqet në fundjavë, teksa qyteti vazhdon të jetë epiqendra e virusit

4 Maj 2020 | 09:29

Teksa policët dhe infermierët mbanin një ceremoni për të nderuar një mjek tjetër që kishte humbur jetën për shkak të COVID-19, njujorkezët kanë krijuar kontrast në parqet e qytetit duke u dyndur për të shijuar fundjavën në natyrë.

Kjo fundjavë ishte dita më e ngrohtë, ndja banorët dolën për piknik nëpër hapësirat e gjelbra të qytetit, teksa policët përpiqeshin të vinin në zbatim distancimin social.

Ceremonia mortore, në një tjetër anë të qytetit, por mbahej për një mjek që kishte ardhur që nga shteti i Kolorados për të ndihmuar kolegët e tij në Nju Jork.

Mjeku 66-vjeçar u infektua dhe vetë nga virusi dhe humbi jetën, duke lënë pas dy djem e katër nipër.

Nju Jorku është për momentin epiqendra botërore e virusit, me 312 mijë të infektuar dhe 18.909 të vdekur. Në Nju Xhersin fqinj janë 7742 të vdekur, ndërsa në Masaçusets e Miçigan pothuajse nga 4000.

Numri i të infektuarve në të gjithë botën ka shkuar 3.5 milionë, dhe 1.1 milionë prej tyre janë në SHBA, ku edhe janë bërë më shumë testime se kudo tjetër, rreth 7 milionë deri tani.

Në të gjithë SHBA-të janë regjistruar 67 mijë të vdekur, ndërkohë që presidenti Trump ka parashikuar se totali mund të shkojë deri në 100 mijë, teksa shton se ka shpresa që do ta gjejnë vaksinën brenda vitit 2020.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026