Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Mbështesim sovranitetin e Ukrainës

31 Janar 2022 | 19:49

Ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial të Ukrainës.

Në fjalën e mbajtur në Këshillin e Sigurisë së OKB lidhur me tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, Hoxha tha se një sulm ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës nuk është një krizë mes Rusisë dhe Perëndimit, por një sfidë për sigurinë europiane dhe atë ndërkombëtare.

“Zhvillimet në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës janë taktika të mirënjohura. I kemi parë në Gjeorgji në vitin 2008 dhe në Ukrainë që prej 2014 në kurriz të mijëra jetëve njerëzore – civile dhe ushtarake. Rusia ka përdorur dhunën ushtarake si një mjet për të arritur qëllimet e saj politike dhe gjeopolitike. Narrativat e sferave të influencës në Europë, diktimet kërcënuese të orientimeve gjeostrategjike të vendeve të tjera janë vegla të një tjetër shekulli, të një tjetër kohe, kujtime të luftës së ftohtë. Shtetet sovrane marrin vendime me vullnet të lirë, jo nën kërcënimin e armës”, u shpreh ambasadori i Shqipërisë në OKB.

Disa ditë më parë Shtëpia e Bardhë tha se Biden paralajmëroi presidentin e Ukrainës se ekziston një “mundësi e dukshme” që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake në muajin shkurt.

“Presidenti Biden tha se ekziston një mundësi e qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në shkurt”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Emily Horne.

“Ai e ka thënë këtë publikisht dhe ne kemi paralajmëruar për këtë për muaj të tërë”, shtoi ajo.

Data 1 janar 2022 shënoi fillimin e mandatit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pozicion që mban për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB.

Shqipëria do të jetë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për 2 vjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026