Europa shënon mbi 1.5 milionë të infektuar, teksa shtetet fillojnë të lirojnë masat

4 Maj 2020 | 13:53

Teksa numri i të infektuarve në Europë e ka tejkaluar shifrën prej 1.5 milionë personash, vendet europiane i kanë hedhur sytë drejt lehtësimit të masave dhe rikthimit drejt një normaliteti të ri.  

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur se është stabilizuar shkalla e vdekshmërisë nga sëmundja me rreth 5 – 6 mijë viktima në ditë për dy javët e fundit.

Italia

Në Itali kanë nisur të rihapen parqet dhe ambientet publike ndërsa qytetarët mund të dalin të bëjnë ushtrime jashtë, të takojnë të afërmit e tyre për here të parë pas rreth 2 muajsh në karantinë.

Të dielën Italia raportoi për 174 viktima, shifra më e ulët e regjistruar që nga fillimi epidemisë.

Kryeministry Giuseppe Conte, përmes një dalje publike iu ka thënë italianëve se “tashmë hapja e vendit është në duart tuaja” duke iu referuar kujdesit që qytetarët duhet të tregojnë në mënyrë që të shmanget një valë e dytë dhe si rrjedhojë një rikthim i masave kufizuese.

Franca

Në Francë, puna do të vazhdojë nga shtëpia të paktën deri në fillim të stinës së verës, ka deklaruar ministri i Punës së Francës Muriel Pénicaud.

Teksa lehtësimi i masave pritet të fillojë nga data 11 maj, megjithatë ministri u shpreh se “është shumë e rëndësishme që sa më shumë njerëz të punojnë nga shtëpia në mënyrë që të mos mbipopullohen vendet e punës”.

Gjithashtu, njerëzit që udhëtojnë drejt Francës këtë verë nga zona Schengen apo Mbretëria e Bashkuar nuk do të kenë nevojë të vetizolohen, sipas një deklarate të mëparshme të qeverisë.

Spanja

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë regjistruar 164 viktima dhe 356 raste të reja, duke shënuar shifrën më të ulët që nga fillimi i krizës.

218,011 janë prekur nga COVID-19 që nga shpërthimi i epidemisë ndërsa 25.428 kanë humbur jetën.

Greqia

Greqia ka nisur sot heqjen graduale të masave teksa me hapjen e plazheve dhe disa dyqaneve të vogla, ndërsa maska do të jetë e detyrueshme për tu mbajtur në transportin publik.  

Gjithashtu do të lejohet hapja e floktoreve, librarive dhe dyqaneve të sportit por nën masa strikte për sigurimin e higjienës dhe mbajtjes së distancimit fizik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026