10 mln lekë gjobë dy kryebashkiakëve për mbetjet, thotë Kumbaro
Qeveria përmes Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ka gjobitur dy kryetarë bashkie me nga 5 milionë lekë secili për neglizim të pastrimit të mbetjeve, thotë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Pastrimi i territorit është përgjegjësi e pushtetit lokal dhe sipas ministres, bashkitë kanë për detyrë që të mbledhin mbetjet dhe t’i dërgojnë deri në pikën e grumbullimit.
“Me ligj, me Kanun, me traditë, menaxhimin e mbetjeve nuk e bën qeveria, menaxhimin e mbetjeve e bëjnë bashkitë. E kanë detyrë funksionale të mirëmbajnë dhe pastrojnë territorin”, tha ministrja.
Problem tha ajo gjatë intervistës në emisionin “Sot” me Jonida Shehun, janë edhe vend depozitimet ilegale ku janë grumbulluar mbetet.
Ministrja tha se është caktuar një fond prej 500 milionë lekë si ndihmë për bashkive që respektojnë ligjin për mbetjet.
Bashkitë raportojnë çdo ditë në 12 grupet e operacionit të pastrimin në çdo qark të vendit.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit tha Kumbaro ka gjobitur sot, kreun e Bashkisë së Poliçanit me 5 milionë lekë.
Gjithashtu një muaj më parë është gjobitur kreun e Bashkisë së Malësisë së Madhe për keq menaxhim të mbetjeve në Razëm.
Gjatë sezonit të verës do të dyfishohet kapaciteti për pastrimin e katër zonave bregdetare, Sarandë, Vlorë, Kavajë dhe Durrës.
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik