Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

25 Qershor 2026 | 19:58

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar nga 260 personalitete shqiptare në botë.

Sipas tij, mbështetja e akademikëve, shkencëtarëve dhe ekspertëve të njohur përfaqëson një bashkim të rëndësishëm të zërit të elitës shqiptare me atë të të qytetarëve që protestojnë.

“Partia Demokratike e Shqiperise e cila ka mbështetur dhe mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj vlerëson lartë dhe mbështet plotësisht letrën e 260 personaliteteve të shquara shqiptarë në botë shkencëtarëve, akademikëve, profesorëve ekspertëve të mirënjohur të fushave të ndryshme, mbështetjen e plotë që ata u japin kërkesave të lëvizjes më të fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit”, thekson PD-ja.

Berisha e cilëson këtë mbështetje si një thirrje për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, që të rreshtohen krah lëvizjes rinore.

“Kjo letër me të cilën elita e kombit jashtë Shqipërisë bashkon zërin e saj me zërin e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë është njëkohësisht një thirrje për çdo shqiptar kudo që jeton të mbështesë pa rezerva kërkesat e lëvizjes rinore qytetare në Shqipëri si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës së thellë politike, morale, institucionale që ka mbërthyer vendin e  shkaktuar nga ditktatura autoritare e Edi Ramës e bazuar në përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë, shtypjen e pluralizmit politik, farsën zgjedhore, krimin, drogën dhe plaçkitjen e shqiptarëve”, shkruhet ne njoftimin e PD.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u godit nga helikat e një skafi në det, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit...
09:50 | 24/07/2026

Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se janë trajuar dhe certifikuar 100 vullnetarët e parë që do të jenë...
09:25 | 24/07/2026

Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i janë konfiskuar dhe i kanë kaluar në pronësi shtetit...
09:22 | 24/07/2026