Dyshime për vrasje të porositura nga burgu, thotë Ardian Çipa
Policia po heton lidhur me dyshimet se nga burgjet Elbasan, Peqin dhe Drenovë mund të jenë porositur ngjarje të rënda kriminale.
Këtë tha drejtori i policisë së Elbasanit, Ardian Çipa në emisionin ‘Sot’, i pyetur lidhur me operacionin policor të 2 ditëve më parë që çoi në arrestimin e mbi 20 personave përfshi zyrtarë dhe ish-zyrtarë të burgjeve.
“Kemi dyshime dhe pista hetimore që nga burgjet mund të jetë influencuar për kryerjen e ngjarjeve kriminale”, tha Çipa.
Ai sqaroi se hetimi i nisur për trafikim të lëndëve narkotike përfundoi në mbledhjen e provave që zbuluan veprimtarinë e jashtëligjshme në mjediset e burgjeve e më tej arrestimet e dy ditëve më parë.
Hetimi 6-mujor i policisë së Elbasanit zbuloi një sërë shkeljesh në burgjet Elbasan, Peqin dhe Drenovë përfshi futjen e lëndëve narkotike, pijeve alkoolike e ushtrimin e lojërave të fatit. Gjithashtu rezultoi se në një rast është shkelur siguria edhe në regjimin e posaçëm 41 bis.
Ndërkohë, në burgun e Peqinit ka rezultuar se një punonjëse seksi është futur duke u shtirur si familjare e një të dënuari.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)