Kinë – Rusi bashkojnë forcat kundër zgjerimit të NATO-s

4 Shkurt 2022 | 22:29

Kina ka bashkuar forcat me Rusinë në kundërshtimin e zgjerimit të NATO-s, me dy vendet që po afrohen gjithnjë e më shumë me njëra-tjetrën për t’i bërë ballë presionit të Perëndimit.

Qëndrimi i Pekinit është shprehur nga presidenti Xi Jinping, i cili priti të premten homologun rus Vladimir Putin, me rastin e fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore.

Në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë pas takimit thuhet se dy liderët ranë dakord për një seri çështjesh.

Edhe pse nuk iu referuan direkt rastit të Ukrainës, dy vendet akuzuan NATO-n për një qasje të ngjashme me ideologjinë e Luftës së Ftohtë.

Gjithashtu, ato denoncuan influencën amerikane, të cilën e cilësuan si “destabilizuese për Evropën dhe rajonin e Indo-Paqësorit”.

Në këtë aspekt, Moska dhe Pekini u shprehën “seriozisht të shqetësuara” për marrëveshjen e sigurisë AUKUS, e nënshkruar vitin e kaluar nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Australia.

Akordi në fjalë parashikon pajisjen e Australisë me nëndetëse me fuqi bërthamore, një lëvizje kjo e konsideruar si përpjekje për t’i bërë ballë influencës së Kinës, që akuzohet nga Perëndimi për ngritje të tensioneve në territoret e kontestuara në detin e Kinës së Jugut.

Ndër të tjera, Rusia konfirmoi mbështetjen e saj për politikën e Pekinit për një Kinë të vetme, që e konsideron Tajvanin pjesë të gjigandit aziatik.

Bisedimet mes Putin dhe Xi, sipas deklaratës për shtyp, ishin shumë të ngrohta. “Miqësia mes Rusisë dhe Kinës nuk njeh kufij dhe nuk ka fusha ku palët të mos bashkëpunojnë”, thuhet në deklaratë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026