Në Shijak nis rindërtimi i një lagjeje të re pas tërmetit
Në Shijak ka nisur shembja e ndërtesave të dëmtuara rëndë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit që shkoi. Në total janë 30 pallate që do të shemben, 18 prej të cilave në zonën e Luginës, ku do të ndërtohet nga e para një lagje e tërë.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ndoqi nga afër shembjen e disa pallateve në vend të të cilave siç tha “do të ngrihet nga themelet një lagje e re me standarde të larta banimi në komunitet”.
Plani i rindërtimit prek 10 zona në Shijak, të cilat përfshijnë 874 familje që jetonin në 64 ndërtesa – 12 banesa individuale dhe 52 kolektive. Përveç banesave, në Shijak dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 pësuan edhe institucionet publike si pallati i kulturës “Qazim Domi”, kopshti Nr.1 shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizerenit” dhe shkolla e mesme “16 Shtatori”.
Nga shembja e 18 pallateve preken 451 familje, të cilat kanë përfituar nga bonusi i qirasë.
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta