Saimir Tahiri qëndron i vetëm në qelinë e burgut 313

5 Shkurt 2022 | 11:03

Pas arrestimit, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është vendosur në një dhomë më vete në godinën B të burgut 313 në kryeqytet.

Ky vendim është marrë për arsye sigurie për shkak të postit që ka mbajtur.

Ai ndodhet në një dhomë observimi me një afat 10 ditor dhe më pas do të kalojë në një regjim normal. Ish-ministri mund të transferohet në një tjetër burg.

Gjatë kësaj periudhe ai nuk ka në dhomë televizor ose frigorifer, por këto mund të sigurohen nga familjarët e tij.

Një ditë më parë Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin e shkallës parë për ish-ministrin, me ndryshimin që Tahiri do të vuaj në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.  Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tahiri do të vuajë 3 vite e 4 muaj.

Ai mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026