Samir Tahiri kokë turku për integrimin në BE, pretendon avokati
Saimir Tahiri u dënua për t’i treguar Evropës se Shqipëria ka bërë një reformë të denjë në drejtësi dhe i ka plotësuar kushtet për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
Këtë pretendoi Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahir në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania.
Sipas avokatit, arrestimi i Tahirit i hap rrugën arrestimit të shumë zyrtarëve e ish-zyrtarëve të tjerë.
“Reforma që trumbetohet sot kërkon koka turku. E para t’i thotë Evropës që futëm ministrin e Brendshëm në burg, do fusim dhe ca të tjerë, që plotësuam kushtin për në BE. Dhe e dyta nëse e bëjnë këtë për Tahirin që është i pafajshëm, të tjerë që kanë hedhur edhe një firmë do shkojnë në burg. Se u vendos kufiri në minimum; kur dënohet ministri i brendshëm të tjerët nuk do ta diskutojnë dënimin me burg”, tha avokati.
Haxhia e cilësoi absurd faktin që një ish-ministër i Brendshëm të jetë në të njëjtin vend vuajtjeje dënimi me të burgosurit e tjerët.
Detyra që ka mbajtur sipas tij, i rrezikon jetën Tahirit, ndaj ai duhet të vendoset në një izolim, ‘jo të sigurisë së lartë që të rrijë i mbyllur, por të jetë i shkëputur nga të tjerët’.
“Një njeri që është ministër i Brendshëm mund të vihet në objektiva. Por unë po flas për kujdesin e shtetit dhe dua të them atë shprehjen franceze; që kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt”, avokati.
Ai tha se do drejtohen Gjykatës së Strasburgut për të pezulluar ekzekutimin e dënimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik