Mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore. Afati i fundit për kodin e ri, 30 qershori
Ka nisur mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore që do të zhvillohet online përmes dy bashkëkryetarëve Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.
Sipas rendit të ditës, është parashikuar informimi mbi ecurinë e procesit të Reformës zgjedhore nga momenti i krijimit të Këshillit Politik me pjesëmarrjen e opozitës jashtë parlamentare dhe deri në fillim të muajit mars kur puna u ndërpre për shkak të situatës me COVID-19.
Pas mbledhjes dy bashkëkryetarët, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri do të mbajnë një deklaratë për mediat mbi diskutimet e bëra.
Afati i komisionit u shty deri më 30 qershor për shkak të pauzës që krijoi pandemia, kohë në të cilën duhet konkluduar me një kod të ri zgjedhor
Anëtari i Këshillit Politik nga Partia Demokratike, Oerd Bylykbashi në një lidhje live me Ilva Now theksoi se është koha që shqiptarët të kenë më në fund një Kod të ri Zgjedhor, i cili t’u garantojë atyre votën dhe vullnetin kur zgjedhin njerëzit që do t’i qeverisin.
“Ne kemi mundësinë që të plotësojmë kuadrin e ndryshimeve me konsensus, të gjejmë kompromis edhe për çështjet zgjedhore dhe t’u japim shqiptarëve një Kod Zgjedhor që i garanton ata”, pohoi ai.
Ai listoi disa propozime konkrete, që Partia Demokratike ka bërë për realizimin e Reformës Zgjedhore, shumë të debatuar nga klasa politike.
“Ekspertët e ODIHR nuk kanë ardhur për të bërë jurinë, ata me marrëveshjen me të cilën kanë ardhur nuk marrin përsipër për të avantazhuar një palë, por detyra e tyre është për të ndihmuar këtë proces. Ata ndihmojnë, por vlerësimin e bëjnë së bashku me Komisionin e Venecias. Ajo që ne propozojmë është shumë e qartë: Personat që janë kyç në administrim nuk do të jenë partiakë, me një procedurë rekrutimi që propozohet nga ekspertët e reformës zgjedhore, por duke ruajtur edhe komponentin politik, që janë sytë dhe veshët e të dyja krahëve, por vlerësimin e bëjnë aktorët e certifikuar dhe të trajnuar”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Çfarë ka ndodhur deri më sot në tryezën e reformës zgjedhore
Oerd Bylykbashi zbulon ‘lojën e pisët’ të PS-së për të mbajtur në detyrë Dvoranin
Gjata: Opozita ka bërë 95 për qind të propozimeve për reformën zgjedhore, PS asgjë
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni