Kompanitë kanë fryrë kostot e inceneratorëve, thotë gazetari
Kostot për ndërtimin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit janë fryrë në mënyrë fiktive nga kompanitë koncesionare të kontraktuara për ndërtimin e tyre me qëllim përfitimi.
Kështu u shpreh gazetari Elvi Fundo gjatë emisionit ‘Now’ në Euronews Albania.
Sipas tij, kostot fillestare për të dy inceneratorët, atë të Fierit dhe Elbasanit ishin nga 15 milionë euro, ndërkohë që vlera e tyre sot llogaritet disa milionë euro më shumë.
“E gjithë skema koncesionare ndërtohet mbi bazë një ofertë e cila duhet të ketë një studim fizibiliteti. Kompanitë e kanë çuar vetë studimin dhe e kanë fryrë koston. Sepse inceneratori i Fierit dhe Elbasanit kushtojnë nga 15 mln euro, ndërkohë që në Elbasan shkon 22 milionë euro dhe në Fier 28 milionë euro”, u shpreh Fundo.
Sipas tij, kompanisë ‘Integrated Technology’, iu dha një kontratë koncesionare për inceneratorin e Fierit pa pasur asnjë lekë në llogari.
“Pasi kanë marrë kredinë, pas 6 muajsh kanë nisur investimin. Ditën që ka nisur investimin, qeveria ka nisur t’i paguajë nga 600-700 mijë euro në muaj”, pretendon Fundo.

LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
- 14:08 Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 13:49 Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë
- 13:32 Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës