Kurti: Në 2 muajt e fundit kemi importuar 40% të energjisë
Për rritjen e çmimit të energjisë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti është shprehur se në dy muajt e fundit kanë importuar 40 përqind të energjisë elektrike.
Ai nënvizoi se vetëm për një ditë kanë paguar 2.5 milionë euro për blerjen e energjisë.
“Na është dashur të importojmë 40 përqind të energjisë elektrike, vetëm për 1 ditë dhe kemi paguar 2.5 milionë euro. Por një formë e tillë e subvencionimit është e papërballueshme për buxhetin e Kosovës. Tarifat e reja praktikohen vetëm për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat orë”, sqaroi kryeministri i Kosovës.
Në Kosovë është shtrenjtuar çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat në orë.
Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat në orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët. Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur