Ditarët e pazbuluar të Musine Kokalarit
Më dhjetëra shkrime të parrëfyera të Musine Kokalarit janë sot pjesë e Arkivit të Shtetit, ashtu siç ishte amaneti i intelektuales së shquar shqiptare.
Dorëshkrimet e Musine Kokalarit u ruajtën për 4 dekada nga prej familjarëve të saj, Bibika Kokalari.
Ditarë, poezi, tregime të krijuara nga ajo, por edhe rrëfime kur ishte e internuar në Rrëshen janë gjithçka që gjejmë aty.
Në njërën nga fletoret që Musine Kokalari e ka mbajtur gjatë kohës së internimit në Rrëshen, vihet re shkrimi i ngjeshur sepse asaj i mungonte letra megjithatë ka fakte shumë interesante.
Shënimet e saj nisin kështu:
“D. më tha se Fiqerete Shehu është dënuar, tha, ka treguar gjëra të tmerrshme. Ajo vërtetoi se Hysni Kapon e ka helmuar pak nga pak Llambro Zicishti me urdhër të Mehmet Shehut. Sa e sa gjëra të tjera që ajo nuk i tha”.
Bibika Kokalari, të cilës Musineja i pati besuar dorëshkrimet tregon se kishte refuzuar kërkesën e një biblioteke amerikane për t’i botuar, pasi kjo nuk ishte dëshira e Musinesë.
“Një biblioteke në Amerikë kërkoi që të botonte dorëshkrimet e Musinesë, dhe që dorëshkrimet të mbeteshin atje, por kjo nuk ishte ajo që donte Musineja. Ajo u përpoq për Shqipërinë dhe vepra e saj i takon Shqiptarësise”.
Drejtori i Arkivës Shtetërore, Ardit Bido premtoi se dorëshkrimet do botohen brenda një viti.
Me këto dorëshkrime do të zbardhen pjesë të tjera të jetës së Musinesë në Internim, dhe përpjekjet për të pasuruar folklorin shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
Musine Kokalari si figurë frymëzuese, stërmbesa: Qëndroi deri në fund ndaj agresionit komunist
Duke kujtuar Musine Kokalarin, një ekspozitë me fotografi të papublikuara të intelektuales disidente
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta