Denar Biba: Gjoba nga Konkurrenca për bizneset mund të rriste çmimin e bukës

10 Shkurt 2022 | 18:28

Denar Biba, drejtues i Autoritetit të Konkurrencës tha se nëse bizneset do ishin gjobitur në shtator të vitit të kaluar bëhej fjalë për 5 milionë euro.

Rritja e çmimit të bukës kaloi vetëm me një vërejtje dhe bizneset nuk u gjobitën. Sipas Bibës nëse gjoba do vendosej jo vetëm që çmimi i bukës nuk do ulej, por do rritej.

“Hipoteza më e mençur është se me gjasë do rritej çmimi sepse diku do shkarkohej,” – tha Biba.

Drejtuesi i Autoritetit të Konkurrencës bëri thirrje për rritje të përgjegjësisë.

“Ne nuk i kemi armiq bizneset,” – u shpreh ai, ndërsa theksoi se bizneset janë kuajt e karrocës që tërheqin sistemin ekonomik ku jetojmë.

Formula e gjobës është 0-10% të xhiros së vitit të kaluar. Biba tregoi se gjoba është shumë e konsiderueshme dhe ndonjë biznes mund ta nxjerrë nga tregu.

Ditën e djeshme AK është mbledhur me PD-në në Komisionin e Ekonomisë për të dëgjuar nevojat e institucionit, që sipas Bibës i kërkohet shumë, por i jepet pak.

Çfarë u vu re ishte se nismëtarja e dëgjesës, Jorida Tabaku, vonoi për të shkuar në mbledhje dhe u largua më herët.

“Nuk i dëgjoi të gjitha por jam i bindur jeta parlamentare është dinamike,” – komentoi drejtuesi i Konkurrencës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022