Beteja e Saimir Tahirit me gjyqtarët
Saimir Tahiri po pret seancën në Gjykatën e Lartë, ndërsa po vuan dënimin në burgun e Fierit. Avokatët e tij kërkojnë pezullimin e vendimit të dhënë dhe pafajësinë e ish-ministrit.
Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi ish-ministrin e brendshëm me 3 vite e 4 muaj burg.
Erigert Pëllumbi, një nga gjyqtarët që mori vendimin është përballur ligjërisht me Tahirin edhe në vitin 2014.
Ish-ministri akuzoi në atë kohë se gjyqtari ka liruar një të akuzuar për vrasje nga pakujdesia, një tjetër për plagosje të rëndë si dhe ka liruar autorin e një aksidenti me pasoja.
Raporti i drejtorisë së sigurimit të informacionit e klasifikonte Erigert Pëllumbin si “të ndikueshëm gjatë ushtrimit të detyrës”. Pavarësisht kësaj ai e kaloi vetingun në tetor 2021.
Pretendimet e avokatëve të Tahirit lidhen edhe me gjyqtarin tjetër, Florian Kalaja, vëllai i të cilit rezulton anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Maks Haxhia deklaroi në Euronews Albania se arrestimi i ish-ministrit është bërë për të justifikuar reformën në drejtësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione