Punëtorët nga Bangladeshi, eksperiment i dështuar?

11 Shkurt 2022 | 18:16

Ditëve të fundit nëpër media është folur për punëtorët nga Bangladeshi të punësuar në Shqipëri.

Disa mendojnë se ka dështuar “eksperimenti” me punëtorët nga ky vend, dhe ka të tjerë që shkruajnë se këta punëtorë do të zëvendësohen me një krah tjetër pune nga Filipinet.

Në emisionin “SOT” në Euronews Albania u diskutua për këtë temë dhe se si funksionon tregu i punësimit në Shqipëri për shtetasit e vendeve të treta.

Të ftuar në studio ishin Florian Zekja nga PRO-Export Albania dhe Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së tregtisë dhe industrisë.

Zoti Jaka, i pyetur se a po ja del Shqipëria me punëtorët që vinë nga vende të largëta, tha se sipërmarrja është e gatshme të japë pagat e kërkuara dhe se ato nuk janë te ulëta por vlerësuese.

Ai e quajti dështim punësimin e këtyre personave.

“Kemi të bëjmë me dështim, për disa arsye. E kane përdorur Shqipërinë si trampolinë. Nëse do kemi fazë ndërgjegjësimi në Shqipëri, mendoj që e mbyllim me fuqinë tone punëtore”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, Zekja tha se punësimi i shtetasve të huaj nuk është fenomen i ri dhe se pjesa më e madhe e këtyre punëtorëve ishin punëtorë të pakualifikuar.

“Kuptuam qe pjesa me e madhe  e punëtorëve nga Bangladeshi nuk ishin te kualifikuar. E përdoren Shqipërinë për të kaluar në vendet e BE-së”, tha Zekja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022