Italia ndalon politikanët ish-gjyqtarë të rikthehen në sistemin e drejtësisë

12 Shkurt 2022 | 15:45

Qeveria italiane miratoi një reformë të rëndësishme për sistemin aq shumë të kritikuar të drejtësisë.

Sipas kësaj reforme, gjyqtarët nuk do të lejohet të kalojnë direkt nga karriera gjyqësore në politikë ose nga politika të kthehen sërish në drejtësi. Tanimë është në dorën e Parlamentit që reformat të kthehen në ligj.

Reformat për sistemin e drejtësisë në vend janë ndër disa kërkesa të vendosura nga Bashkimi Evropian që Italia të marrë miliarda euro fonde për rimëkëmbjen nga pandemia.

Sipas reformave, magjistratët që kandidojnë për poste politike nuk mund ta bëjnë këtë në qarqet ku ata kanë shërbyer si gjyqtarë ose prokurorë në tre vitet e fundit.

Nëse ata zgjidhen, pas përfundimit të postit politik, ata nuk do të mund të shërbejnë në asnjë cilësi gjyqësore, Ministria e Drejtësisë është ajo që i cakton në role administrative.

Për ata magjistratë që kandidojnë për poste politike, por nuk zgjidhen, duhet të kalojnë tre vjet përpara se të mund të kryejnë serish detyrat gjyqësore.

Kjo reformë ka dy objektiva madhore: të rrisë besimin e qytetarëve italian te sistemi i drejtësisë dhe të ndajë politikën nga gjyqësori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026