Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

24 Korrik 2026 | 21:27

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku bilanci u rëndua në tre viktima.

Ajo bëri të ditur se ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun pritet të zhvillohet të nesërmen në orën 10:00, ndërsa për autorin e ngjarjes ende nuk ishte përcaktuar orari i ceremonisë mortore.

Gazetarja Laureta Roshi tha se kishte kontaktuar me prindërit e autorit, të cilët, sipas saj, ishin në gjendje të rënduar emocionale dhe kishin mësuar për ngjarjen vetëm pasi policia kishte mbërritur në banesën e tyre rreth orës 07:50 të mëngjesit.

“Kam shkuar në shtëpinë e autorit dhe kam kontaktuar prindërit e tij, dy të moshuar të cilët ndiheshin të tronditur. Ata thanë se ngjarjen e rëndë e kishin mësuar vetëm kur policia kishte shkuar në banesë. Babai është pacient kardiologjik, ndërsa të dy treguan se djali i tyre nuk kishte konsumuar ushqim prej dy ditësh dhe kishte dalë herët në mëngjes,” u shpreh Roshi.

Sipas saj, prindërit deklaruan se Refit Buzi ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte shkelur një urdhër mbrojtjeje. Ata shtuan gjithashtu se djali i tyre kishte kërkuar vazhdimisht kthimin e një shume parash nga ish-partnerja.

Gazetarja bëri me dije se, pas daljes së Rozalinda Plakut nga situata e pengmarrjes, ajo u transportua fillimisht në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas në Drejtorinë e Policisë për të dhënë dëshminë e saj.

Roshi tha se operacioni i forcave RENEA për negociimin me autorin zgjati për disa orë, por përfundoi pa sukses, pasi 35-vjeçari qëlloi veten me armë zjarri.

Në fund të lidhjes live, gazetarja ngriti disa pikëpyetje mbi mënyrën se si trajtohen rastet e konflikteve familjare dhe urdhrave të mbrojtjes.

“Ka ardhur momenti që në raste të tilla të ketë edhe një psikolog vlerësues në momentin kur lëshohet urdhri i mbrojtjes. Ndoshta, nëse do të ishte ndërhyrë më herët, kjo tragjedi mund të ishte shmangur. Sjelljet kriminale nuk shfaqen papritur, ato zakonisht nxiten nga një sërë rrethanash,” u shpreh gazetarja.

Kujtojmë që këtë të premte, 35-vjeçari Refit Buzi shkoi në banesën e ish-partneres së tij, Rozalinda Plaku, dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj prindërve të saj. Si pasojë e sulmit, Kosta Plaku, 58 vjeç, humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaku, ndërroi jetë në spital në mbrëmje si pasojë e plagëve të marra. Më pas, autori i dyshuar i ngjarjes vrau veten brenda automjetit të tij, pas disa orësh rrethimi dhe negociatash nga forcat RENEA për ta bindur të dorëzohej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026