Policia belge e fokusuar te mafia shqiptare, thotë gazetari
Gazetari Albi Xhunga tha se operacionet e policisë belge kohët e fundit janë fokusuar veçanërisht te trafiku i drogës dhe grupet kriminale shqiptare.
Sipas tij kjo ka ardhur pasi policia ka gjurmuar telefonat “Sky” të cilët përdoren kryesisht nga persona të lidhur me krimin, duke qenë se janë të papërgjueshëm.
Në emisionin “Sot” në Euronews Albania, gazetari shqiptar që punon në Belgjikë deklaroi se çështjet e trafikut të drogës janë delikate në Belgjikë.
Deri tani kemi të bëjmë me 2400 persona që dyshohet se janë përfshirë në veprimtari të rëndësishme kriminale, jo domosdoshmërisht shqiptarë. Sidoqoftë autoritetet belge deklaruan për mediat se ky ka qenë një aksion i cili ka goditur mafien shqiptare.
Gazetari pohoi se janë deshifruar mbi 1 miliardë mesazhe dhe akoma ka mijëra të tjera. Çështja ka nisur verën e vitit të kaluar dhe pritet të vijojë.
Xhunga tregoi se aksioni më i madh policor është zhvilluar në tetor ku janë kontrolluar 114 ambiente dhe janë arrestuar 64 persona.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)