1,819 premtimet e zgjedhjeve në Kosovë
Plot 1,819 premtime janë konsumuar gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Kosovë.
Shërbimet publike, arsimi dhe kultura mbeten tri fushat me premtimet më të mëdha të dhëna nga 27 kryetarët e komunave për mandatin qeverisës 2021-2025.
Derisa kryetarët e komunave dhanë 1,819 premtime, numrin më të madh të tyre për mandatin e qeverisës 2021-2025 ka dhënë kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Bekim Salihu analist politikash në Institutin GAP, u shpreh se regjistrimi I këtyre të dhënave ka për qëllim që t’i vendosë para përgjegjësisë kryetarët e zgjedhur.
“Në fushën e kulturës janë dhënë 201 premtime, ndërkaq në atë të infrastrukturës janë dhënë 198 premtime. Në fushën e ekonomisë kemi dhëna nga ana e kryetarëve të komunave 175 premtime konkrete. Për dallim nga mandati 2017-2021, në mandatin 2021-2025 fusha e shëndetësisë ka zënë hapësirë të rëndësishme tek premtimet kandidatëve për kryetar. Në mandatin e kaluar kanë qenë 51 premtime në fushën e shëndetësisë, ndërkaq kësaj here numri i premtimeve është 134 nga gjithsej 27 kryetar komunave. Fusha ku më së paku janë dhënë premtime është fusha e urbanizimit”, theksoi Salihu.
Sa i përket numrit të madh të premtimeve të bëra nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Salihu theksoi se premtime të dhëna janë të vështira për t’u realizuar.
“Numrin më të madh të premtimeve kryetari aktual i Prishtinës, 206 premtime. Një pesë të madhe të këtyre shërbimeve e ka në fushën e shërbimeve publike dhe në atë të infrastrukturës, çka flet që këto dy fusha janë të vështira për t’u punuar dhe për t’u përmbushur. Mirëpo, natyrisht premtimet që janë dhënë janë të matshme dhe ne do të bëjmë monitorim dhe vlerësim nëse të njëjtat po përmbushën ose jo në afatin katër vjeçar në formë periodike”, theksoi ai.
Gjatë monitorimit të fushatës nuk kanë munguar edhe rastet kur kandidatët pas zgjedhjes, kanë ndryshuar programin elektoral.
“Ne jemi duke u konsultuar akoma çështjet teknike në lidhje me këto probleme he nuk kishim dashur që të përmendim emra përkatës. Por me saktësi e themi që në dy raste, GAP, ka evidentuar përpjekjen e dy kryetarëve të komunave për të ndryshuar programin elektoral me qëllim që ta zvogëlojnë numrin e premtimeve që kanë dhënë para qytetarëve”, tha Salihu.
Analisti Salihu duke krahasuar periudhën paraprake, theksoi se në mandatin 2017-2021 kanë qenë 913 premtime nga kryetarët e komunave dhe janë përmbushur 51 për qind e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq